KORÇË/ Vendosnin baste sportive nga celulari, policia procedon penalisht dy persona, në kërkim dy të tjerë

Policia e Korçës ka vijuar kontrollet për parandalimin e subjekteve që shërbejnë për lojëra fati të kundërligjshme. Procedohen penalisht dy të rinj, 22 dhe 17 vjeç të cilëve gjatë kontrollit në lokal ...
KORÇË/ Vendosnin baste sportive nga celulari, policia procedon penalisht dy persona, në kërkim dy të tjerë
Foto: KORÇË/ Vendosnin baste sportive nga celulari, policia procedon penalisht dy persona, në kërkim dy të tjerë

Policia e Korçës ka vijuar kontrollet për parandalimin e subjekteve që shërbejnë për lojëra fati të kundërligjshme.

Procedohen penalisht dy të rinj, 22 dhe 17 vjeç të cilëve gjatë kontrollit në lokal iu sekuestruan telefona celular që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Shpallen në kërkim dy persona.

Njoftimi i plotë

Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit.

Goditen 3 raste të tjera të organizimit të palejuar të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 3 aparate celularë të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës, si rezultat i të cilëve filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve:

-I.D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua një telefon celular​ i markës “Samsung”, i​ cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

K.K., 17 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e një lokali në lagjen nr. 15, shtetasit K. K., iu gjet një aparat celular në të cilin vendoste baste sportive të palejuara dhe kreditet për vendosjen e këtyre basteve kundrejt​ pagesës, ja kalonte nëpërmjet telefonit, shtetasi R. M.

Si edhe u shpall në kërkim A. B., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në lokalin e të cilit në lagjen nr. 8, iu gjet e sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotarive sportive të palejuara, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shoqëruar, duke u larguar me shpejtësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.