Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, Nikolla thërret nesër Këshillin e Mandatëve

Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Mësohet se Këshill...
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, Nikolla thërret nesër Këshillin e Mandatëve
Foto: Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetaj, Nikolla thërret nesër Këshillin e Mandatëve

Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Mësohet se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet nesër 11.07.2023 në orën 16:00. Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Më herët, Partia Demokratike përmes Gazment Bardhit kërkoi që mbledhja e Këshillit të bëhej sot me qëllim që ish-ministrit të mos i jepej kohë për të fshehur provat e supozuara në banesë.