Përmbytje të fuqishme në New York, humb jetën gruaja në Hudson

Një pjesë e madhe e New York-ut është përfshirë nga përmbytje të fuqishme. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa rrugët dhe autostradat janë mbyllur nga autoritetet pasi janë bllokuar nga uji. Një grua ...
Përmbytje të fuqishme në New York, humb jetën gruaja në Hudson
Foto: Përmbytje të fuqishme në New York, humb jetën gruaja në Hudson

Një pjesë e madhe e New York-ut është përfshirë nga përmbytje të fuqishme. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa rrugët dhe autostradat janë mbyllur nga autoritetet pasi janë bllokuar nga uji. Një grua rreth të 30-tave humbi jetën në Hudson pasi rrjedhja e fuqishme e ujit depërtoi në shtëpinë e saj duke e marrë përpara.

Guvernatori Kathy Hochul shpalli gjendjen e emergjencës për Orange County dhe Ontario County. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet, ndërkaq energjia elektrike është ndërprerë për 13 mijë banorë.

Disa ura janë shembur dhe rrugët janë bërë të pakalueshme. Paralajmërimet për të tjera përmbytje janë gjithashtu në fuqi për qarqet Manhattan, Bronx, Queens, Westchester, Clinton dhe Franklin.