I dënuar për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar, banues në Tiranë, është vënë në pranga të Policisë.
I dënuar për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar, banues në Tiranë, është vënë në pranga të Policisë.

Policia thotë se i arrestuari është Marsel Gjonçaj. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3,4 vjet burg për prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike

 
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Catch”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.