I dënuar me 8 muaj burg, arrestohet i riu në Bulqizë i shpallur në kërkim

I dënuar me 8 muaj burg, arrestohet i riu në Bulqizë i shpallur në kërkim

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës.

Në pranga u vu shtetasi Shaqir Peti, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj burg për veprën penale ”veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 
“Komisariati i Policisë Bulqizë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndaloi shtetasin Sh. P., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.