Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës

Greqia ka shtyrë përsëri afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës deri më 19 prill, ku dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt shtetit helen nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur...
Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës
Foto: Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës

Greqia ka shtyrë përsëri afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës deri më 19 prill, ku dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt shtetit helen nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.