Goditi me thikë me thikë dy mësues dhe një nxënës, arrestohet adoleshentja në Angli

Një vajzë adoleshente është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasje pasi dy mësues dhe një nxënës u goditën me thikë në një shkollë të mesme në Uellsin jugperëndimor të mërkurën në mëngjes. Policia e Dyfed-Powys konfirmoi se tre viktimat aktualisht po trajtohen në spital për plagë me thikë pas incidentit në shkollën Amman Valley në Carmarthenshire. 

Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë. Ndërsa shkolla është mbyllur dhe dhjetëra makina policie dhe helikopterë kanë mbërritur në vendngjarje. 

"Një vajzë adoleshente është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje dhe aktualisht mbetet në paraburgim nga policia. Dëshiroj të siguroj prindërit dhe publikun se incidenti ka përfunduar dhe nxënësit tani janë larguar nga shkolla. Ne po punojmë me shkollën dhe agjencitë e tjera për të siguruar mbështetjen e duhur për të gjithë të përfshirët. Ky ishte një incident shumë shqetësues dhe mendimet tona janë me viktimat, familjen e tyre dhe të gjithë të ndikuar nga ajo që ka ndodhur. Unë jam i vetëdijshëm se ka pamje të incidentit që qarkullon aktualisht në mediat sociale dhe do të kërkoja që kjo të hiqet për të shmangur shpërfilljen e gjykatës dhe shqetësimin e atyre që janë prekur," tha Ross Evans, komandanti i Carmarthenshire.