Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Një zyrtar i lartë i Hamasit i intervistuar nga gazeta e Katarit, “Al-Arabi Al-Jadid” me bazë në Londër, zbuloi se udhëheqësi i grupit palestinez Yahya Sinwar vazhdon të komandojë organizatën në Gaza.

 
Po ashtu, anëtari i grupit palestinez ka treguar se Sinwar ka dalë nga tunelet ku qëndronte për të vizituar zonat e betejës në enklavën palestineze.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, falënderoi presidentin amerikan Joe Biden për nënshkrimin e një ligji që ofron ndihmë ushtarake për shtetin hebre me vlerë 17 miliardë dollar, si dhe ndihmë humanitare për banorët e Rripit të Gazës me vlerë 9 miliardë dollarë.   
 
“Aleanca jonë është e hekurt”,- shkroi Katz në një postim në rrjetin social “X”.