Enio Jaço: Media, si çdo sektor tjetër në Shqipëri ka nevojë madhore për përmirësim

Media, si çdo sektor tjetër në Shqipëri ka nevojë madhore për përmirësim. Si kryesore – produkti i tyre është lajmi. Dhe për t’i shërbyer sa më mirë konsumatorit, ky produkt duhet të jetë i nder...
Enio Jaço: Media, si çdo sektor tjetër në Shqipëri ka nevojë madhore për përmirësim
Foto: Enio Jaço: Media, si çdo sektor tjetër në Shqipëri ka nevojë madhore për përmirësim

Media, si çdo sektor tjetër në Shqipëri ka nevojë madhore për përmirësim. Si kryesore – produkti i tyre është lajmi. Dhe për t’i shërbyer sa më mirë konsumatorit, ky produkt duhet të jetë i ndershëm dhe i besueshëm. Por që ta realizojnë këtë, mediat duhet të jenë të pavarura. Fatkeqësisht, jo gjithe mediat në Shqipëri janë të pavarura. Kjo është e pa-shëndetshme për ndjekësit e tyre por dhe për publikun e gjërë.

Mediat nuk janë një biznes i thjeshtë si çdo tjetër. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në vendet me demokraci te zhvilluar – jo më kot konsiderohet si pushteti i katërt. Perceptimi i qytetarëve varet nga e vërteta që mediat përcjellin – dhe kjo ka rëndësi themelore.

Por ashtu siç priten përmirësime madhore, është gjithashtu e vërtetë që mediat në Shqipëri, kanë prodhuar histori impresionuese suksesi që frymëzojnë. Një nga këto raste është Klodiana Lala, e cila së fundmi fitoi në Vjenë një çmim të rëndësishëm gazetarie për artikullin e saj investigues mbi trafikun e drogës në Shqipëri.

Klodiana është e patrembur, nuk ndalet për të vërtetën duke e kërkuar me këmbëngulje të pamëshirshme, por edhe me profesionalizëm. Ajo gjithashtu të befason me ritmin e saj, kur ke rastin ta takosh nga afër.

Urimet më të mira Klodianës dhe shpresoj që modeli i saj të frymëzojë gazetarë të tjerë në kërkim të së vërtetës!


Let’s be clear: medias, like many other sectors in Albania, needs major improvement. Their main product is news. And in order to serve their customers well, the product must be honest and trustworthy. So medias must be independent to be able to serve their people well. But not all Albanian medias are. This is not healthy for their customers – and the entire population.

Like elsewhere in the world, medias are not any ordinary business. They play a special role in the social democratic system – a fourth pillar of estate as it’s often called.

But just as it needs to be a much better system, Albanian media has produced impressive success stories that continue to inspire. One of these is Klodiana Lala, who recently won a prize on an investigative article: “Albanian Crime Story: Hostage to the Cocaine Supply Chain”. Klodiana is fearless, won’t stop at nothing but the truth and does this with relentless tenaciousness, but also professionalism. Well deserved!