Doktori bën apelin për vaksinim masiv/ “Një mundësi që duhet shfryrëzuar”

Dr. Erion Dasho, apelon sot që ka nisur vaksinimi vullnetar, që kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga variantet koronavirale. Dr.Erion Dasho shkruan: Më mirë vonë se kurrë! Shqiptarëve u ofro...
Doktori bën apelin për vaksinim masiv/ “Një mundësi që duhet shfryrëzuar”
Foto: Doktori bën apelin për vaksinim masiv/ “Një mundësi që duhet shfryrëzuar”

Dr. Erion Dasho, apelon sot që ka nisur vaksinimi vullnetar, që kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga variantet koronavirale.

Dr.Erion Dasho shkruan:

Më mirë vonë se kurrë! Shqiptarëve u ofrohet mundësia të vaksinohen dhe të zgjedhin vaksinën!

  1. Çdo person i pavaksinuar (sidomos në se nuk e ka kaluar COVID-in, ose e ka kaluar në 2020-ën) të përfitojë nga rasti për t’u vaksinuar me Pfizer ose AstraZeneca!
  2. Çdo person i vaksinuar me CoronaVac, të përpiqet të vaksinohet me të paktën një dozë Pfizer ose AstraZeneca!

Varianti delta po përhapet dhe ai përbën rrezik për personat e paimunizuar!

Dy kategoritë e mësipërme, sa më shpejt të vaksinohen, aq më mirë!

Koha është tani!