Dhunoi gruan, arrestohet 62 vjeçar në Korçë

Dhunoi gruan, arrestohet 62 vjeçar në Korçë

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Barç të Korçës.

Një 62 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij për arsye ende të paqarta.

 
Si pasojë 62 vjeçari është arrestuar nga Policia, ndërsa gruaja është pajisur me urdhër mbrojtje.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.