Berisha flet pas votimit për kryetarin e ri: Jam konsistent ndaj deklaratave të mia

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka thën...
Berisha flet pas votimit për kryetarin e ri: Jam konsistent ndaj deklaratave të mia
Foto: Berisha flet pas votimit për kryetarin e ri: Jam konsistent ndaj deklaratave të mia

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha:

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.