Basha koalicion me Ramën?! Bejtja: Nëse kjo ndodh, do të ishte tradhtari më i madh

Analisti Andi Bejtja është shprehur se nëse opozita e bashkuar nuk arrin rotacionin në 25 prill, atëherë më mirë të shkrihet.  “Nëse kjo opozitë nuk arrin rrotacionin, më mirë të shkrihet. Qëllim...
Basha koalicion me Ramën?! Bejtja: Nëse kjo ndodh, do të ishte tradhtari më i madh
Foto: Basha koalicion me Ramën?! Bejtja: Nëse kjo ndodh, do të ishte tradhtari më i madh

Analisti Andi Bejtja është shprehur se nëse opozita e bashkuar nuk arrin rotacionin në 25 prill, atëherë më mirë të shkrihet. 

“Nëse kjo opozitë nuk arrin rrotacionin, më mirë të shkrihet. Qëllimi është të shpëtojnë vendin, jo partitë.

Frika ime është se kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk është krijuar 100%. Infrastruktura është gati njësoj si në 2017.

O të shkrihet kjo opozitë nëse është e paaftë të mos e arrij rrotacionin, ose unë nuk shikoj opsion tjetër”, tha Bejtja në Zonë e Lirë. 

I pyetur të komentojë mbi një mundësi bashkëqeverisje Rama-Basha, Bejtja thotë se ato dy parti shkatërrohen për 6 muaj. 

Nëse ndodh kjo ato dy parti shkatërrohen për 6 muaj… Unë nuk e mendoj të ndodhi kjo gjë se do ishte shkatërrim i madh për Shqipërinë. Nëse partitë futen në llumin e njëri-tjetrit, llum do jetë ai që do qeverisi. Po ta vësh re kjo është një tezë që Rama dhe njerëzit e tij i përhapin. Nëse Lulzim Basha arrin të bëjë koalicion me Ramën pas këtyre që ai ka bërë gjatë qeverisjes, do ishte tradhtari më i madh”, tha analisti.