Bardhi për Portin e Durrësit: Është shkelur Kushtetuta, shteti del i humbur nga kjo marrëveshje

Deputeti i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë sa i përket marrëveshjes për Portin e Durrësit. Deputeti demokrat tha se shteti del i humbur nga kjo marrëveshje pasi sipas tij investon 615 milionë euro...
Bardhi për Portin e Durrësit: Është shkelur Kushtetuta, shteti del i humbur nga kjo marrëveshje
Foto: Bardhi për Portin e Durrësit: Është shkelur Kushtetuta, shteti del i humbur nga kjo marrëveshje

Deputeti i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë sa i përket marrëveshjes për Portin e Durrësit. Deputeti demokrat tha se shteti del i humbur nga kjo marrëveshje pasi sipas tij investon 615 milionë euro dhe në fund të investimit do të marrë vetëm 280 milionë euro. I ftuar në ‘Top Story’ ai tha se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas tij kjo është një marrëveshje në dëm të shtetit shqiptar. Bardhi tha se problemi kryesor i kësaj marrëveshje është fakti se kompania është shpallur fituese pa garë. Për këtë çështje deputeti i PD tha se Bashkimi Europian ka shfaqur rezervba në progres-raportin e këtij viti.

Gazment Bardhi: Ajo që del nga kontrata e dërgua me urgjencë në Kuvben nga qeveria del se qeveria do të vendosë në intere stë privatit 818 mijë metra katrorë që ai të investojë. U tha se se prona do të mbetej shtetërore por ishte një mashtrim që u tha në Komisionin e Ligjeve. Ky është problemei më i vogël, problemi kryesor është mungesa e garës. Nuk kemi kundërshtuar investimin kemi kundërshtuar se projekti është miratuar pa garë, ne i ofrojmë rreth 615 milion euro kompanisë dhe marrim mbrapsht 280 milionë euro. Si mund të shesësh një apartament dhe ata që nuk janë juristë e kuptojnë që është një tallje e madhe. Edhe një qyrtetar që nuk ka mbaruar juridikun e di se kur blen një apaertmanet ke dhe truallin. Është neni 2 i ligjit që ky zhvillon përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ndikimit social. Në total shtetit shqiptar vendos në dispozicion 615 milion euro. Duma: Ka shkelje juridike? Së pari është shjkelur Kushtetuta. Nuk mundet që një pasurio publike ti vihet në dispozicion privatit. Ka pasur shqetësim në raport-progres për shkelje të MSA. Është antikushtetuese dhe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Porti do të transferohet në Porto Romano, do i vihet në dispozicion kompanisë privarte e cila do të paguajë 2 përqind. Vetë kompani është vetë në dijeni se kjo që ka ardhur në Kuvend është një çështje që dëmton interesin e qytetarëve shqiptarë. Sot në Shqipëri janë 34 incvestitorëe strategjik që kanë nisur punimet. Sipas ligjit ekzistues për Investimet Strategjikë është Këhsilli i Ministrave që bën miratimin përfundimtar. 

Grida Duma: Cila nga ministritë është drejtëpërdrejtë përgjegjëse.

Gazment Bardhi:  Të gjitha por transporti për shka të veprimtarisë por edhe Financa që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptarë.