Altin Dumani i përgjigjet akuzave të Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Altin Dumani i përgjigjet akuzave të Metës: Nuk e kam takuar kurrë McGonigal

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani përmes zyrës së shtypit të SPAK, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Meta ditën e djeshme akuzoi Altin Dumani se kishte zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal të arrestuar nga drejtësia amerikane.

 
“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, thuhet në reagimin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

I ftuar dje në emisionin “Opinion” kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Kryeministrit Edi Rama dhe se nisi hetimet ndaj tij pas takimit me Mc Gonigal.