Akuzat për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për zyrtarët e Ministrisë së Financave

Gjykata e Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, ish vartësinë e tij Flamur Hoxhaj si dhe përmbaruesin A...
Akuzat për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për zyrtarët e Ministrisë së Financave
Foto: Akuzat për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për zyrtarët e Ministrisë së Financave

Gjykata e Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga qelia ish sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, ish vartësinë e tij Flamur Hoxhaj si dhe përmbaruesin Alban Rulin. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurores Arta Marku, e cila kërkoi për to masën e sigurisë arrest shtëpie.

Ata akuzohen se i shkaktuan 1.2 milion euro buxhetit të shtetit duke ia kaluar këto para në kundërshtim me ligjin shetasit Ilir Thana për një pronë që në të vërtetë nuk ishte e tij.