Urgjente! Këta persona nuk duhet të përdorin transportin publik

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka rekomanduar që një kategori personash ta evitojnë transportin publik deri sa të jetë plotësisht i sigurt. Në këtë kategori përfshihen personat e moshës mbi ...
Urgjente! Këta persona nuk duhet të  përdorin transportin publik
Foto: Urgjente! Këta persona nuk duhet të përdorin transportin publik

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka rekomanduar që një kategori personash ta evitojnë transportin publik deri sa të jetë plotësisht i sigurt.

Në këtë kategori përfshihen personat e moshës mbi 65-vjeç dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, që sipas tij ekspozohen më shumë.

“REKOMANDIM URGJENT!!!
Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!
Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.
MBRONI VETEN!!!”, shkruan Dasho.

Transporti publik rinisi punën ditën e djeshme, pas një periudhe pezullimi prej 4 muajsh për shkak të pandemisë. Me hapjen e transportit duhen zbatuar një sërë masash të parashikuara në protokollin e sigurisë, megjithatë mbetet ndër vendet më të vështira të mbajtjes së distancimit social.

old.apel.media