Sulmohen me armë zjarri tre britanikë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre

Tre persona me shtetësi britanike janë sulmuar me armë zjarri në kryeqytetin e Kosovëës. Në ngjarjen e ndodhur në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, në Prishtinë, persona të panjohur, të cilët kanë qenë në n...
Sulmohen me armë zjarri tre britanikë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre
Foto: Sulmohen me armë zjarri tre britanikë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre

Tre persona me shtetësi britanike janë sulmuar me armë zjarri në kryeqytetin e Kosovëës.

Në ngjarjen e ndodhur në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, në Prishtinë, persona të panjohur, të cilët kanë qenë në një makinë në lëvizje kanë qëlluar me armë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:50 dhe policia ka gjetur në rrugë tre gëzoja pistolete.

Si pasojë e të shtënave njëri prej tre britanikëve ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar”, thuhet në raportin e policisë së Prishtinës për ngjarjen.