SPORT/ Ndeshja Shqipëri- Izrael, Reja: Nuk na mbetet vetëm fitorja, nëse duam të shkojmë në krye

Shqipëria do të luajë të shtunën në fushën e Izraelit një ndeshje të rëndësishme për renditjen finale në Ligën e Kombeve. Kuqezinjve i duhet një fitore pavarësisht mungesave të rëndësishme në mbrojtje...
SPORT/ Ndeshja Shqipëri- Izrael, Reja: Nuk na mbetet vetëm fitorja, nëse duam të shkojmë në krye
Foto: SPORT/ Ndeshja Shqipëri- Izrael, Reja: Nuk na mbetet vetëm fitorja, nëse duam të shkojmë në krye

Shqipëria do të luajë të shtunën në fushën e Izraelit një ndeshje të rëndësishme për renditjen finale në Ligën e Kombeve. Kuqezinjve i duhet një fitore pavarësisht mungesave të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojnë që të renditen në vendin e parë, pasi një barazim apo disfatë me Izraelin do ta bënte të pamundur këtë objektiv. Këtë ka në mendje edhe trajneri Edi Reja.

Edi Reja: Nuk na mbetet vetëm fitorja, nëse duam të shkojmë në krye. Ne do të bëjmë lojën tonë. Çdo ndeshje ka episode, ne do të japim maksimumin që këto episode të jenë në krahun tonë. Mos t’i lejojmë hapësira pasi janë shumë të shpejtë në kundërsulm. Gjatë stërvitjeve ka patur vëmendje edhe në aspektin taktik dhe jam i bindur që do të zhvillojmë një ndeshje me të vertetë të mirë.

Elseid Hysaj thotë se futbollistë janë të vetëdijshëm për vlerën që ka fitorja, që më pas të mendojnë për takimin me Islandën në shtëpi.

Elseid Hysaj: Kemi ardhur për të marrë pikë dhe e dimë që nuk mund të dalim pa to. Kemi grupin që të bëjmë rezultat dhe ta mbrojmë.

Shqipëria ka 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para, ndërsa Izraeli 5 pikë dhe këtë e ka takimin e fundit në grup.