Situata e tensionuar në veri, Rama: Kosova ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku u shpreh se qeveria e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. “Së pari dëshiroj t...
Situata e tensionuar në veri, Rama: Kosova ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare
Foto: Situata e tensionuar në veri, Rama: Kosova ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku u shpreh se qeveria e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria e republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.