Rrëfimi i shqiptares në Ukrainë: Bashkë me djalin po përpiqemi të largohemi

Presidenti i Ukrainës u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpie të mos dalin pasi ushtria po ruan territorin, por mijëra ukrainas kanë nisur të largohen në rrugë tokësore nga vendi. Në mesin e tyre ...
Rrëfimi i shqiptares në Ukrainë: Bashkë me djalin po përpiqemi të largohemi
Foto: Rrëfimi i shqiptares në Ukrainë: Bashkë me djalin po përpiqemi të largohemi

Presidenti i Ukrainës u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpie të mos dalin pasi ushtria po ruan territorin, por mijëra ukrainas kanë nisur të largohen në rrugë tokësore nga vendi. Në mesin e tyre është edhe një valltare shqiptare, Neli Supejor.

Së bashku me djalin e saj, ajo tregon se kanë bërë valixhet gati dhe janë nisur që herët në mëngjes për të gjetur një korridor të sigurt daljeje nga Ukraina. Pas ka lënë bashkëshortin, që ka një detyrë më të vështirë se largimi nga vendi.

“Kufiri është i mbyllur. Mund të marrësh para nga banka por jo shumë. Burri im do të duhet të shkoj në luftë. Rruga më e sigurt sipas saj është duke dal nga Ukraina përmes Moldavisë e më pas Rumanisë”, thotë ajo.

Por Neli nuk jep informacion nëse Shqipëria do të jetë destinacioni. “Ftoj shqiptarët të më shkruajnë, duhet të dalim bashkë nga ky korridor i sigurt dhe të shpëtojmë të gjallë”.

Shqiptarja u bënë thirrje bashkëkombësve të mos shkojnë drejt qyteteve të mëdha dhe të largohen nga zonat ku Rusia po përparon pasi lufta sapo ka nisur.