Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndodhet në Prishtinë prej ditësh bashkë me familjen e saj dhe bashkëshortin Taika Waititi. Ajo është pritur nga kryetari i komunës, Përparim Rama, krye...
Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ në Prishtinë
Foto: Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndodhet në Prishtinë prej ditësh bashkë me familjen e saj dhe bashkëshortin Taika Waititi. Ajo është pritur nga kryetari i komunës, Përparim Rama, kryeministri Albin Kurti si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Ritës iu dhurua ‘Çelësi i Qytetit’ nga Rama për përfaqësimin e dinjitetshëm që ka bërë në mbarë botën. I pari i komunës tregoi se mori si dhuratë edhe albumin e fundit të yllit të famshëm.

Postimi i plotë i Ramës:

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.”