Pse zonjat u veshën me nuanca të lejlasë në inagurimin e presidentit Joe Biden

Sot shënohet inagurimi i Presidentit Joe Biden, i cili është i 46-i në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Kamala Harris, në rolin e zëvendës presidentes. Biden e merr shtetin në dorë në n...
Pse zonjat u veshën me nuanca të lejlasë në inagurimin e presidentit Joe Biden
Foto: Pse zonjat u veshën me nuanca të lejlasë në inagurimin e presidentit Joe Biden

Sot shënohet inagurimi i Presidentit Joe Biden, i cili është i 46-i në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Kamala Harris, në rolin e zëvendës presidentes. Biden e merr shtetin në dorë në një kohë shumë të vështirë, kur SHBA (ashtu si e gjithë bota) është pushtuar nga pandemia e Covid-19 që akoma po merr jetë njerëzish. Aktualisht Presidnetin po mban fjalën e tij para të ftuarve të pakët që janë të pranishëm.

Por vëmendjen e morën sigurisht veshjet e zonjave të pranishme në ceremoni. Ato janë tre zonjat më të rëndësishme dhe të gjitha kanë bërë të njëjtën zgjedhje ngjyre: lejla. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama, Ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, të gjitha kanë veshur ‘historinë’. Edhe vetë Senatorja Elisabeth Warren ka zgjedhur një shall lejla, por përse ka kaq shumë rëndësi kjo ngjyrë në këtë ditë?

Arsyeja e parë është fakti që kjo ngjyrë është miksimi i së kuqes së partisë Republikane dhe blusë së partisë Demorkratike. Jo më kot është parë si një zgjedhje e Harris për të treguar synimin që ka për të bashkuar dy partitë.

Nga ana tjetër lejlaja konsiderohet si ngjyra e besnikërisë dhe qëndrueshmërisë. Veshja e zgjedhur nga Kamala është dizenjuar nga Christopher John Rogers and Sergio Hudson, të dy stilstë me ngjyrë./ WHO