Prizren/ Gjenden të vdekur babë e bijë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policie. Shala ka treguar se tashmë Prokur...
Prizren/ Gjenden të vdekur babë e bijë
Foto: Prizren/ Gjenden të vdekur babë e bijë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policie.

Shala ka treguar se tashmë Prokurori ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ai thotë për gazetën Express se dyshohet se lidhja mes dy viktimave është babë dhe bijë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”.