Përplasen disa makina në Berat, tre të plagosur

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Antipatrea në Berat. Mësohet një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me disa makina të tjera...

Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Antipatrea në Berat. Mësohet një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me disa makina të tjera në aksin rrugor Agjensi – Gjykata.  

Tre të lënduarit janë transportuar në spitalin Rajonal të Beratit. Ndërkohë burime për mediet bëjnë me dije drejtuesi i automjetit është në terapi intensive, ndërsa pasagjeri ndodhet në repartin e kirurgjisë. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.