Përfundon raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç/ Petkoviq: Ne luftuam për paqe

Ka përfunduar raundi i dytë i takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, Aleksandër Vuçiç i cili u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin...
Përfundon raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç/ Petkoviq: Ne luftuam për paqe
Foto: Përfundon raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç/ Petkoviq: Ne luftuam për paqe

Ka përfunduar raundi i dytë i takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, Aleksandër Vuçiç i cili u zhvillua në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së.

Bëhet me dije se delegacioni serb është larguar nga ndërtesa ku është zhvilluar takimi.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha për mediat se pala serbe ka luftuar për paqe stabilitet dhe për zgjidhje me kompromis dhe njoftoi se sapo të kthehet Presidenti Vuçiç në Serbi do të mbajë një fjalim shumë të rëndësishëm.

Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi.