Përdhunoi një shqiptare në festën e ditëlindjes/ Gjykata konfirmon dënimin me burg për Robinhon

Nuk ka shfajësim për ish-sulmuesin brazilian Robinho, të cilin Gjykata e Apelit në Milano e ka konfirmuar si fajtor për përdhunimin e një shtetaseje shqiptare në vitin 2013. Një vendim që komplikon si...
Përdhunoi një shqiptare në festën e ditëlindjes/  Gjykata konfirmon dënimin me burg për Robinhon
Foto: Përdhunoi një shqiptare në festën e ditëlindjes/ Gjykata konfirmon dënimin me burg për Robinhon

Nuk ka shfajësim për ish-sulmuesin brazilian Robinho, të cilin Gjykata e Apelit në Milano e ka konfirmuar si fajtor për përdhunimin e një shtetaseje shqiptare në vitin 2013. Një vendim që komplikon situatën e ish-futbollistit, asokohe pjesë e Milanit, që tashmë duhet të përgjigjet para drejtësisë e për shkak të këtij vendimi ka humbur edhe kontratën që kishte lidhur me Santos.

Prokuroria argumentoi para gjykatës së faktet ishin të qarta dhe Robinho, bashkë me disa persona të tjerë, kishin përdhunuar shqiptaren të cilën e kishin takuar në një lokal ku ajo po festonte 23-vjetorin e saj. Në sallën e gjyqit u tregua se si Robinho dhe shokët e tij e kishin dehur vajzën derisa ajo kishte përfunudar pa ndjenja, ndërsa më pas e kishin përdhunuar në garderobën e një diskoje në Milano.

Gjithçka kishte ndodhur pasi ish-futbollisti kishte dërguar në shtëpi bashkëshorten e tij për t’u kthyer më pas te shokët. Ky vendim i gjykatës tashmë mund të shpallë në kërkim ndërkombëtar Robinhon dhe të kërkojë nga shteti brazilian ekzekutimin e arrestimit të tij. Robinho dhe një prej personave të tjerë të identifikuar janë të dënuar nga gjykata që të paguajnë edhe një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh ndaj viktimës.