Pas ditëve të nxehta, Tirana përfshihet nga reshje të dendura shiu

Reshje të dendura kanë përfshirë Tiranën minutat e fundit, ashtu siç ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët. Mesditën e kësaj të premte stuhia ka goditur kryeqytetin. Reshje të shumta shiu dhe br...
Pas ditëve të nxehta, Tirana përfshihet nga reshje të dendura shiu
Foto: Pas ditëve të nxehta, Tirana përfshihet nga reshje të dendura shiu

Reshje të dendura kanë përfshirë Tiranën minutat e fundit, ashtu siç ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët.

Mesditën e kësaj të premte stuhia ka goditur kryeqytetin. Reshje të shumta shiu dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin.

Sipas sinoptikanëve këto reshje pritet të pakësohen gjatë orëve në vijim duke i lënë përsëri vend ditës së nesërme motit me diell dhe temperaturave verore.

Reshjet do të jenë në një interval kohor tre katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.