Nipi i ish-deputetit i gjobitur me 10 mln dollarë për pastrim parash? Avokati i Bllakos: Nuk ka asnjë lidhje gjaku me këtë person

Avokati, Sokol Hazizaj ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga mediat e huaja sipas të cilave, nipi i ish deputetit Alqi Bllako, ishte gjobitur me 10 milionë dollarë si i përfshirë në pastrim p...
Nipi i ish-deputetit i gjobitur me 10 mln dollarë për pastrim parash? Avokati i Bllakos: Nuk ka asnjë lidhje gjaku me këtë person
Foto: Nipi i ish-deputetit i gjobitur me 10 mln dollarë për pastrim parash? Avokati i Bllakos: Nuk ka asnjë lidhje gjaku me këtë person

Avokati, Sokol Hazizaj ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga mediat e huaja sipas të cilave, nipi i ish deputetit Alqi Bllako, ishte gjobitur me 10 milionë dollarë si i përfshirë në pastrim parash.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, avokati ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga mediat e huaja, duke thënë se sipas tij, Alqi Bllako nuk kishte asnjë lidhje familjare me shtetasin Gio Basha.

Deklarata e Plotë:

Përgënjeshtrim

Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.

Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe proçedurat e mëtejshme ligjore.