Mbyllen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

Pas 16 ditësh garash emocionuese në stadiumin kombëtar në Pekin, kryeqytetin e Kinës, u mbajt ceremonia e mbylljes së Lojërave të 24-ta Olimpike Dimërore 2022. Pjesa qendrore e ceremonisë ishte një pa...
Mbyllen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”
Foto: Mbyllen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

Pas 16 ditësh garash emocionuese në stadiumin kombëtar në Pekin, kryeqytetin e Kinës, u mbajt ceremonia e mbylljes së Lojërave të 24-ta Olimpike Dimërore 2022.

Pjesa qendrore e ceremonisë ishte një paradë e sportistëve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Në fund të ceremonisë, flamuri olimpik u ul dhe iu dorëzua Italisë, organizatore e Lojërave të ardhshme Olimpike Dimërore 2026.

Në ditën e fundit të Lojërave Olimpike Dimërore, u luajt finalja e turneut në hokej, në të cilën Finlanda mposhti ekipin rus nën emrin Komiteti Olimpik Rus (ROK) me rezultatin 2:1, duke fituar kështu medaljen parë olimpike të arit në hokej për meshkuj.

Vendet më të suksesshme sipas medaljeve të arta të fituara janë: Norvegjia, Gjermania dhe Kina.

Norvegjia fitoi 16 medalje ari, si dhe tetë medalje argjendi dhe 13 bronzi. Pasohet nga Gjermania me 12 medalje ari, dhjetë të argjendta dhe pesë të bronzta. Garuesit nga Kina fituan nëntë medalje ari, katër të argjendta dhe dy të bronzta.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia ishte e vetmja që fitoi medalje. Sipas numrit të medaljeve të fituara, atletët sllovenë zunë vendin e 15-të, duke fituar gjithsej shtatë medalje, dy të arta, tre të argjendta dhe dy të bronzta.

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt të vitit 2026 në qytetet italiane Milano dhe Cortina d’Ampezzo.