Makina bie në kanionet e Osumit, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

Një makinë është rrëzuar ditën e sotme në thellësi të kanionit të lumit Osum. Makina ishte duke u kthyer nga fshati Prishtë, kur pranë urës ka dalë nga rruga duke rënë në ujërat e lumit. Ekipe të shpë...
Makina bie në kanionet e Osumit, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës
Foto: Makina bie në kanionet e Osumit, i plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës

Një makinë është rrëzuar ditën e sotme në thellësi të kanionit të lumit Osum.

Makina ishte duke u kthyer nga fshati Prishtë, kur pranë urës ka dalë nga rruga duke rënë në ujërat e lumit.

Ekipe të shpëtimit janë angazhuar menjëherë, duke bërë të mundur nxjerrjen e shoferit, i cili mrekullisht shpëtoi me disa dëmtime.

I plagosuri është nisur me helikopter drejt Tiranës shoferi që ra me makinë në kanionin e lumit Osum.

37-vjeçari Alban Hasanllari u rrëzua pranë urës së Blëzeckës pranë fshatit Prishkë në Skrapar, duke rënë në ujërat e lumit Osum.

Ai u nxorr me shenja jete pas rreth 100 minutash përpjekje intensive nga ekipet e shpëtimit dhe u transportuar drejt spitalit të Beratit.