Kategoria Superiore/ Vllaznia fiton minimalisht ndaj Apolonisë dhe ruan kryesimin

Edhe pse ishin me disa mungesa nga organika titullare, Vllaznia ia ka dalë të fitojë ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Apolonisë. Shkodranët iu falën një goli të Ardit Hoxhaj në pjesën e parë dhe më...
Kategoria Superiore/ Vllaznia fiton minimalisht ndaj Apolonisë dhe ruan kryesimin
Foto: Kategoria Superiore/ Vllaznia fiton minimalisht ndaj Apolonisë dhe ruan kryesimin

Edhe pse ishin me disa mungesa nga organika titullare, Vllaznia ia ka dalë të fitojë ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Apolonisë. Shkodranët iu falën një goli të Ardit Hoxhaj në pjesën e parë dhe më pas ia dolën të menaxhonin më së miri rezultatin.

Kështu, kuqeblutë lejnë pas krahëve humbjen e fundit ndaj Laçit duke rigjetur rrugën e duhur, ndërsa falë këtij trepikëshi të radhës ia dalin të ruajnë të qetë vendin e parë në klasifikim me 22 pikë.

Nga ana tjetër, Apolonia e trajnerit provizor Borova pëson disfatën e radhës dhe kështu nuk ia del të largohet nga vendi i klasifikimit duke mbledhur vetëm pesë pikë.