Goditet banda e trafikantëve të drogës në Itali, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë

Policia italiane, në orët e para të mëngjesit të së premtes ka arrestuar 9 persona, pjesë e një bande të trafikut të drogës në provincën e Ankonës. Arrestimi i tyre u bë i mundur pas hetimeve disa muj...
Goditet banda e trafikantëve të drogës në Itali, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë
Foto: Goditet banda e trafikantëve të drogës në Itali, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë

Policia italiane, në orët e para të mëngjesit të së premtes ka arrestuar 9 persona, pjesë e një bande të trafikut të drogës në provincën e Ankonës. Arrestimi i tyre u bë i mundur pas hetimeve disa mujore nga Prokuroria.

Nga të arrestuarit, 5 ishin italianë dhe 4 shqiptarë me banim në provincat e Ankona, Pesaro Urbino, Firence dhe Pescara.

Akuzat kundrejt të arrestuarve kanë të bëjnë me posedimin dhe shitjen e marijuanës dhe hashashit, të cilat konkretisht janë:

  • transferimi i përafërsisht 11 kg marihuanë që u bë në Camerata Picena më 9 janar 2021;
  • shitja e përafërsisht 31 kg marijuanë e ndodhur në Camaiore (LU) më 9 shkurt 2021;
  • shitja e afërsisht 3.5 kg marijuanë e ndodhur në Senigallia më 26 shkurt 2021;
  • shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Torino më 1 mars 2021;
  • Shitja e 10 gramëve marihuanë e ndodhur në Mondolfo më 4 prill 2021;
  • shitja e 42 kg marijuanë e ndodhur në Pescara më 21 prill 2021;
  • shitja e 100 gram hashash e ndodhur në Senigallia më 9 maj 2021;
  • Shitja e 22 kg marijuanë e ndodhur në provincën e Ankonës më 18 qershor 2021;
  • shitja e 100 gram hashash e cila u zhvillua në Senigallia më 19 qershor 2021.

Droga ishte e destinuar për në Rivierën Marche nga San Benedetto del Tronto në Pesaro.
Një 27-vjeçari shqiptar, banues në provincën e Ankonës është lënë në burg .

“Duke pasur parasysh disproporcionin mes të ardhurave të deklaruara dhe pasurisë së zotëruar, iu sekuestrua për konfiskim të mëvonshëm: një furgon; një; 6 llogari rrjedhëse; 5 prona në Mondolfo; 4 orë Rolex”, njofton Policia italiane.

Gjithashtu u sekuestruan 2.9 kg kokainë, 57.5 kg marihuanë, 3.5 kg hashash, 1255 bimë kanabis, një pistoletë klandestine ëalther, cal 6.35 me 7 gëzhoja dhe rreth 124.000 euro.

Karabinierët kanë regjistruar këto aksione:

20 dhjetor 2020, në Rudiano (BS), arrestohet një 66-vjeçar nga Ankona me 2726 kg marijuanë dhe 1 kg kokainë;

– 28 dhjetor 2020, në Pesaro, arrestohet një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçar shqiptar, të cilëve iu gjetën në posedim gjithsej 840 gram kokainë dhe 4700 euro;

– 14 janar 2021, në Jesi, u zbulua një serë brenda një magazine industriale ku kultivohej marijuana. Sekuestrohen 1.255 bimë marijuanë, 7.825 kg marijuanë, 837 gramë kokainë, një pistoletë Ëalther e kalibrit 6.35 me 7 gëzhoja, shuma prej 117.730 euro dhe pajisje të ndryshme;

– 16 janar 2021, në Vipiteno (BZ), një 32-vjeçar shqiptar përgjegjës për ruajtjen e serrës në zonën e pyllëzuar është arrestuar si i dyshuar;

– Më 10 shkurt 2021, në Pietrasanta (LU), arrestohet një 29-vjeçar shqiptar, banues në Firence, të cilit i janë gjetur në një magazinë rreth 3 kg hashash dhe mbi 45 kg marijuanë si dhe një sasi e madhe prej 1860 eurosh kesh;

– 30 mars 2021, në Bolzano, njoftohet ndaj shtetasit shqiptar, tashmë i arrestuar për historinë e serrës, urdhër arresti në burg për disa shitje
droge të kryera në Pesaro.

Gjatë kontrollit të ushtruar është arrestuar edhe një 27-vjeçar nga Fanotë cilit i janë gjetur rreth 200 gramë marijuanë dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës.