Gjithçka gati, pritet vetëm firma!/ Conte gati për “ritakimin” me Vidal

Nuk ka më dyshime, Arturo Vidal do të jetë futbollisti i ri i Interit. Mesfushori kilian do të largohet nga skuadra e Barcelonës dhe kjo nuk është më surprizë. Trajneri Ronald Koeman nuk e kishte të g...
Gjithçka gati, pritet vetëm firma!/ Conte gati për “ritakimin” me Vidal
Foto: Gjithçka gati, pritet vetëm firma!/ Conte gati për “ritakimin” me Vidal

Nuk ka më dyshime, Arturo Vidal do të jetë futbollisti i ri i Interit. Mesfushori kilian do të largohet nga skuadra e Barcelonës dhe kjo nuk është më surprizë.

Trajneri Ronald Koeman nuk e kishte të grumbulluar në ndeshjen e djeshme të kontrollit kundër Nastic 3-1. Zikaltrit nga krahu tjetër e presin sot ose nesër për të kryer testet mjekësore.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur ditën e premte dhe mbetet vetëm të zyrtarizohet nga palët e përfshira. Mundo Deportivo dhe Rac1 bënë me dije se Vidali arriti ditën e djeshme në Milano, por mesfushori i hodhi poshtë zërat me një story në Intagramin e tij nga shtëpia në Barcelonë.