Fushatë në kohë Covid-i, Brataj shpjegon si mund të bëhen takimet elektorale: Nëse ndahen 10 nga 10…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka shpjeguar se si mund të realizohen takimet elektorale gjatë pandemisë. I ftuar në “Real Story”, Brataj thotë se në rast se ruhet distanca 2 m...
Fushatë në kohë Covid-i, Brataj shpjegon si mund të bëhen takimet elektorale: Nëse ndahen 10 nga 10…
Foto: Fushatë në kohë Covid-i, Brataj shpjegon si mund të bëhen takimet elektorale: Nëse ndahen 10 nga 10…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka shpjeguar se si mund të realizohen takimet elektorale gjatë pandemisë.

I ftuar në “Real Story”, Brataj thotë se në rast se ruhet distanca 2 metra në këto takime, dhe grupet janë të ndara në nga 10 veta jo më shumë, atëhere s’ka asnjë problem.

Madje Shefi i Urgjencës Kombëtare u ka kërkuar partive politike të jenë të përgjegjshme për njerëzit dhe takimet që po zhvillojnë.

Pjesë nga debati:

Rakacolli: Ishim përballë dy qasjeve, u hap fushata elektorale.PS i kishte në distancë, dhe distanca është primarja. Ishin krejt ndryshe.

Brataj: Problemi i 10 vetave ishte tjetër. Pra jo më shumë se 9 veta të një familjeje. Duke ruajtur distancën, të paktën 2 metra. Se dikush bënte pyetjen një politikan hyn dhe ka 10 tavolina me nga 5 veta, bëhet fjala për 100 veta që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Balla: Ju thoni se PD mund të mbledhë 140 persona, por të ndarë në grupe 10 nga 10 me distancë?

Brataj: Kur rruhet distanca, s’ka problem. Partitë mund të mbledhin njerëz, por me distancë. Janë partitë politike, përgjegjëse për njerëzit. S’i mund të mos mbajnë përgjegjësi për takimet e tyre.