FSHF publikon çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë do të luhet në datën 28 gusht në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ aty ku do të përballet kampionia Teuta me fituesin e Kupës, Vllazninë. Sfida do të luhet në orën 19:00 në prani të t...
FSHF publikon çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë
Foto: FSHF publikon çmimet e biletave për Superkupën e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë do të luhet në datën 28 gusht në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ aty ku do të përballet kampionia Teuta me fituesin e Kupës, Vllazninë.

Sfida do të luhet në orën 19:00 në prani të tifozëve, me ‘’Elbasan Arena’’ që do të presë 30% të kapacitetit, ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.

FSHF-ja ka bërë me dije se shita e biletave ka filluar online dhe në Tiranë, ndërsa në Elbasan do të fillojnë të shiten në datën 26 gusht. Çmimet variojnë nga 200 lekë të reja, deri në 1500 lekë në tribunën VIP.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/photos/a.1659610774138145/4102910156474849/?type=3