Dr. Erion Dasho: BOTA- E SHESHTË APO E RRUMBULLAKËT?

Ndoshta pak njerëz e dinë, por në Amerikë ka disa mijëra njerëz që besojnë se toka nuk është sferoidale, por e sheshtë. E quajtura Shoqëri Ndërkombëtare Kërkuesish rreth Tokës së Sheshtë në momente të...
Dr. Erion Dasho: BOTA- E SHESHTË APO E RRUMBULLAKËT?
Foto: Dr. Erion Dasho: BOTA- E SHESHTË APO E RRUMBULLAKËT?

Ndoshta pak njerëz e dinë, por në Amerikë ka disa mijëra njerëz që besojnë se toka nuk është sferoidale, por e sheshtë. E quajtura Shoqëri Ndërkombëtare Kërkuesish rreth Tokës së Sheshtë në momente të caktuara ka arritur deri në 3,500 antarë.

Mbështetësit e teorisë së tokës së sheshtë besojnë se toka është një disk me Polin e Veriut në qendër, e rrethuar nga një mur akulli (Antarktida).

Kur u tregon foto të Tokës nga hapësira, ata përgjigjen se ky është një konspiracion botëror për të mashtruar njerëzimin.

Me këtë bindje, ata mundohen herë pas here të planifikojnë dhe zbatojnë eksperimente të cilat do të provojnë se toka është e sheshtë. Madje ata nuk ngurojnë të ftojnë edhe shkencëtarët në këto eksperimente për t’i bërë ato më të besueshme.

Një nga propaganduesit e teorisë, prodhoi dy raketa artizanale dhe fluturoi në një lartësi disa qindra metra në përpjekje për të provuar se toka është e sheshtë. Fatkeqësisht, ai vdiq në përpjekjen e dytë në vitin 2020.

Kuptohet se çdo përpjekje për t’i bindur përkrahësit e teorisë së tokës së sheshtë, nuk ka patur sukses dhe shoqëria e tyre ende vazhdon të publikojë një revistë periodike me argumentë dhe fakte…