Basha: Rama nuk bëri asgjë për mësuesit/ Së bashku do të sjellim ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë për mësuesit dhe nxënësit. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale Basha ka krahasuar rrogën e mësue...
Basha: Rama nuk bëri asgjë për mësuesit/ Së bashku do të sjellim ndryshimin
Foto: Basha: Rama nuk bëri asgjë për mësuesit/ Së bashku do të sjellim ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë për mësuesit dhe nxënësit.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale Basha ka krahasuar rrogën e mësuesve në Bosnje dhe Shqipëri.

Sipas tij, në Bosnje një mësues gjimnazi merr 1100 euro dhe mësuesja në fjalë Tatjana është e lumur.

Ndërsa në Shqipëri paguhen 600 euro në muaj dhe s’janë të kënaqur.

Ai propozon që në Shqipëri duhet të zgjidhet një qeveri që të rrisë rrogat dhe një kryeministër që punon për ju.

Ptatusi i plotë i Bashës:

Mësuese Tatjana është e lumtur me punën e saj.
Sepse ajo është nga Bosnia,
Ku një mësues gjimnazi merr 1100 Euro.
Mësuese Fatmira nuk është fare e kënaqur me rrogën që merr.
Sepse në Shqipëri mësuesit paguhen rreth 600 Euro në muaj.

Paga më e ulët në rajon.
Mësues i lumtur = nxënës i lumtur.
Rama nuk bëri asgjë për mësuesit dhe as për nxënësit.
Ne mund ta ndryshojmë këtë!
Të zgjedhim një qeveri të re që do t’i rrisë rrogat.
Sepse është detyra jonë t’u kthejmë buzëqeshjen e humbur
mësuesve dhe nxënësve tanë.
Të zgjedhim një kryeministër që punon për ju!