Autoritetet shtetërore turke publikojnë mesazhe mbështetëse për anijen “Oruç Reis”

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) në mesazhin që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter me hashtagët “Mavi Vatan” dhe “Oruçre...
Autoritetet shtetërore turke publikojnë mesazhe mbështetëse për anijen “Oruç Reis”
Foto: Autoritetet shtetërore turke publikojnë mesazhe mbështetëse për anijen “Oruç Reis”

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) në mesazhin që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter me hashtagët “Mavi Vatan” dhe “Oruçreis” shkruan:

“Përshëndes bijtë trima të këtij populli të madh, i cili shpirtin luftarak e ka qëndisur me guximin e tij në çdo fazë të historisë dhe e ka vërtetuar me luftën e tij për mbijetesë, që janë me detyrë në “Atdheun tonë të kaltër” [Mavi Vatan]. E paçi rrugën të hapur ashtu si fati i popullit tonë”.

Aktivitetin e Turqisë në Mesdheun Lindor e ka vlerësuar gjithashtu edhe drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun. 

“Ashtu siç e copëtuam dhe e hodhëm poshtë me një rezistencë të lavdishme rolin dhe kufijtë që na u imponuan 100 vjet më parë me Traktatin e Sevrës, ashtu po i grisim dhe i hedhim poshtë kufijtë që ata po përpiqen të përcaktojnë në “Atdheun tonë të kaltër” Mavi Vatan. Shteti i Republikës së Turqisë e ka fuqinë të mbrojë me çdo kusht e çmim të drejtat e tij sovrane”, shkruan Altun. /TRT