Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA mbërrin në Uashington: Jam i nderuar që i shërbej vendit tim nga këtu

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku ka arritur sot në Uashington. Lajmi u bë me dije nga postimi në Twitter-in zyrtar të ambasadës së Kosovës në SHBA, të cilët ...
Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA mbërrin në Uashington: Jam i nderuar që i shërbej vendit tim nga këtu
Foto: Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA mbërrin në Uashington: Jam i nderuar që i shërbej vendit tim nga këtu

Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku ka arritur sot në Uashington.

Lajmi u bë me dije nga postimi në Twitter-in zyrtar të ambasadës së Kosovës në SHBA, të cilët i kanë uruar mirëseardhje Sadikut, duke u shprehur se janë gati për sfidat e radhës.

“Të gjithë gati. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e tyre.

Ambasadori Sadiku është shprehur se është i nderuar që do të do t’i shërbejë Kosovës nga SHBA-ja.

“Jam i nderuar që kam arritur në Washington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Valdet Sadiku.