Komisioni i Rithemelimit nis procesin në 9 qendra për kandidatët e 6 marsit

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Procesi në 9 qendrat e votimit ka nisur prej mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orët e pasdites...
Komisioni i Rithemelimit nis procesin në 9 qendra për kandidatët e 6 marsit
Foto: Komisioni i Rithemelimit nis procesin në 9 qendra për kandidatët e 6 marsit

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Procesi në 9 qendrat e votimit ka nisur prej mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orët e pasdites.

Njoftimi

Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8. Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia.

Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.

kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë Behar Dema, ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Ndërsa, për të kandiduar për të parin e Durrësit do të garojnë, Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali, IT.

Në Lushnje do të garojnë në primare, Arben Zaimi, jurist, Elton Bano, avokat, Eurion Iljazi, mësues i edukimit fizik dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues i edukimit fizik. Për Rrogozhinën, kandidatët janë Eqerem Deliu, ekonomist, Hajrulla Tafa, mësues, Hekuran Xhani, mjek veterinar, Sokol Gosa, mësues histori-gjeografie, Vladimir Manushi, mjek dentist.

Për primaret e Shkodrës, grupi i ish-kryeministrit do kandidojë Alfred Kocobashin, jurist, Arben Maliqi, po ashtu jurist, Astrit Bushati, jurist, Bardhi Spahia, mjek, Irena Shestani Shala, mjeke dhe Irma Alushi, pedagoge matematike. Dhe së fundmi, për Vorën do të garojnë inxhinieri Luan Gani dhe ekonomisti Lulzim Vrana.