Audiopërgjimi i 21 janarit/ Meta: Shashkë për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se audiopërgjimi i ri për 21 janarin është shashkë nga qeveria me interesin për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve. Meta tha para gazetarëve...
Audiopërgjimi i 21 janarit/ Meta: Shashkë për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve
Foto: Audiopërgjimi i 21 janarit/ Meta: Shashkë për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se audiopërgjimi i ri për 21 janarin është shashkë nga qeveria me interesin për të hequr vëmendjen nga skema e inceneratorëve.

Meta tha para gazetarëve se këto skandale sipas tij tregojnë që drejtësia “hap dhe mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës”.

“Mendoj se kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga skema e inceneratorëve dhe nga skandale të tjera, këto janë histori që nuk fshehin dot skandalet e Edi Ramës por tregojnë nivelin e drejtësisë që hap dhe mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Ata të hetojnë por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin si po rripen çdo ditë nga regjimi i Edi Ramës dhe mezi presin 14 majin për të rikthyer qeverisjen në sistemin vendor, demokracinë dhe llogaridhënien”, tha Meta.

Gjithashtu Meta komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pushuar çështjen e ministres Olta Xhaçka duke thënë se kjo e fundit duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Mendoj se do të kishte qenë më mirë të kishte dhënë vetë dorëheqjen dhe situata do të ishte e zgjidhur”, shtoi ai.