Reagimet e Kim në procesin gjyqësor të PD, Berisha apel DASH: Ndalni veprimet që cënojnë Kushtetutën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me ndërhyrjen e ambasadores amerikane në proceset gjyqësore të PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e konsideron një akt të rëndë ...
Reagimet e Kim në procesin gjyqësor të PD, Berisha apel DASH: Ndalni veprimet që cënojnë Kushtetutën
Foto: Reagimet e Kim në procesin gjyqësor të PD, Berisha apel DASH: Ndalni veprimet që cënojnë Kushtetutën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me ndërhyrjen e ambasadores amerikane në proceset gjyqësore të PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e konsideron një akt të rëndë dhe të papranueshëm ndërsa shton se gjykatat prezumohen të jenë të pavarura.

Ai i bën thirrje DASH që të mos lejojë ndërhyrjen e palejueshme të ambasadores Kim në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

“Gjatë këtyre ditëve, në konferencat e mia për shtyp, sot paradite dhe të premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA në Tiranë ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, ankim i cili është në kundërshtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktikën e gjykatave deri më sot”, shkruan Berisha.

Postimi nga Berisha

Gjatë këtyre ditëve, në konferencat e mia për shtyp, sot paradite dhe të premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA në Tiranë ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, ankim i cili është në kundërshtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktikën e gjykatave deri më sot.

Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje twitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur kesaj pavaresie qe dhunon ligjet dhe Kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te nje drejtesie te pavarur.

Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.

I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi. sb