Epike/ Rama ‘i befasuar’ nga roboti që lëviz dhe këndon: Edhe ky me dy gishta? (Video)

Gjatë vizitës së tij në Korçë, kryeministri Rama është ndalur në bibliotekën ultimoderne. Teksa përshkoi sot ambientet e brendshme të godinës luksoze, kreu i qeverisë u surprizua nga “Nao”, një robot,...
Epike/ Rama ‘i befasuar’ nga roboti që lëviz dhe këndon: Edhe ky me dy gishta? (Video)
Foto: Epike/ Rama ‘i befasuar’ nga roboti që lëviz dhe këndon: Edhe ky me dy gishta? (Video)

Gjatë vizitës së tij në Korçë, kryeministri Rama është ndalur në bibliotekën ultimoderne.

Teksa përshkoi sot ambientet e brendshme të godinës luksoze, kreu i qeverisë u surprizua nga “Nao”, një robot, i cili veç lëvizjeve fizike edhe këndonte.

Rama klikoi mbi kokën e robotit, në mënyrë që do të niste nga puna, por në këtë moment iu duk sikur makineria bëri dy gishta.

Nga krahu tjetër, të gjithë personat e pranishëm, i thanë njëzëri kryeministrit se roboti ka tre gishta.

Rama: Me dy gishta dhe ky?

Punëtori: Jo me tre, është me tre.

Klikon në linkun më poshtë për të ndjekur takimin e kryeministrit Rama: https://www.facebook.com/watch/live/?v=288767732708342&ref=watch_permalink&t=0