Shehu: Berisha u sulmua nga një grup terrorist, po ai është i fortë

Nga PD-ja çdo orë del një version i ri për goditjen e Sali Berishës. Së fundmi është Tritan Shehu, që ka nxjerrë një version tjetër. Ai thotë se Berisha u sulmua nga një grup terrorist. “Është një sul...
Shehu: Berisha u sulmua nga një grup terrorist, po ai është i fortë
Foto: Shehu: Berisha u sulmua nga një grup terrorist, po ai është i fortë

Nga PD-ja çdo orë del një version i ri për goditjen e Sali Berishës. Së fundmi është Tritan Shehu, që ka nxjerrë një version tjetër. Ai thotë se Berisha u sulmua nga një grup terrorist.

“Është një sulm i programuar. Ishte një vokacion i një grupi terrorist për të krijuar një imazh të PD sikur ishte gjoja agresive.

Ishte i rrezikshëm për vendin por falë përgjegjshmërisë së lartë, vizionit si një burrë shteti të Berishës arriti të tejkalohet.

Berisha e menaxhoi këtë situatë të vështirë dhe arriti të shmang një përplasje. Agresioni nuk realizoi qëllimin që kishte falë liderit Berisha dhe përgjegjshmërisë së tij.

Janë agresione nga njerëz që nuk durojnë dot demokracinë. Është një simptomë e autokratëve, e diktatorëve që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm.

Gjakftohtësia dhe veprimi tregojnë se ishte një skenar që donte të involvonet shumë më tepër nga se ndodhi. U arrit të bllokohej nga mënyra e gjykimit e zotit Berisha në ato momente të vështira”, tha Shehu.

Ai foli dhe për gjëndjen shëndetësore të Berishës.

“Berisha është stabël, është mirë. Ka marrë dëmtimet që ka marrë. Janë dëmtime që duken qartësisht por Berisha është i fortë si nga karakteri dhe nga fiziku të jemi realist për këtë gjë.

Shumë, shumë shpejt do të jetë në publik përsëri. Është mirë. Është krejt mirë. Do të kalojnë dhe ato gjëra që pati”, u shpreh Shehu