Gjiknuri-opozitës: Sillni katër emra që sot dhe hajdeni në tavolinë negociatash

Damian Gjiknuri në diskutimet për zgjedhjene presidentit të ri i bëri kërkesë opozitës që të mblidhen në tavolinë negociatash për të folur me emra konkret për presidentin e ri. Gjiknuri i thotë se nuk...
Gjiknuri-opozitës: Sillni katër emra që sot dhe hajdeni në tavolinë negociatash
Foto: Gjiknuri-opozitës: Sillni katër emra që sot dhe hajdeni në tavolinë negociatash

Damian Gjiknuri në diskutimet për zgjedhjene presidentit të ri i bëri kërkesë opozitës që të mblidhen në tavolinë negociatash për të folur me emra konkret për presidentin e ri. Gjiknuri i thotë se nuk mund t’i paragjykojnë se po i përdorin raundet e para për të arritur në raundet e fundit që ta zgjedhin vetë presidentin, ndaj i fton të dialogojnë.

“Ne jemi dakord, sillni një emër që përmbledh kriteret! Një, 2, 3, 4 emra, hajdeni në tavolinë negociatash! Nuk ka nevojë për shfaqje, na jepni shansin dhe ne e mos na paragjykoni. Nuk keni të drejtë të na paragjykoni. Ne nuk do ta lëmë vendin pa president nëse raundet do të digjen. Jam dakord me Alibeajn, sillni emrat sipas kritereve që keni vendosur dhe hajdeni ti negociojmë, që sot pasdite lini një orar dhe hajde të dialogojmë, gjithçka tjetër është politikë. Nuk jemi studio politike”, tha Gjiknuri.