E zbulon deputetja, ja kush është kandidatja e PS-së për Durrësin

Deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu ka zbuluar kandidatin për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 14 majit. Spahiu tha se kandidatja e mazhorancës do të jetë kryetarja aktuale e bashki...
E zbulon deputetja, ja kush është kandidatja e PS-së për Durrësin
Foto: E zbulon deputetja, ja kush është kandidatja e PS-së për Durrësin

Deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu ka zbuluar kandidatin për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Spahiu tha se kandidatja e mazhorancës do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Gazetarja: Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin?

Deputetja Klodiana Spahiu: Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh.

Gazetarja: Kush është kandidati?

Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako

Gazetarja: Është e konfirmuar?

“Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi kryetarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët”, tha Spahiu për Euronews Albania.