Zgjatja e afatit të vettingut/ Bushka: Gur themeli për vijimin e reformës në drejtësi!

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka foli sot nga foltorja e Kuvendit për nismën për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.Ndërsa vlerësoi faktin se Vettingu është një gur themeli për ...
Zgjatja e afatit të vettingut/ Bushka: Gur themeli për vijimin e reformës në drejtësi!
Foto: Zgjatja e afatit të vettingut/ Bushka: Gur themeli për vijimin e reformës në drejtësi!

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka foli sot nga foltorja e Kuvendit për nismën për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.
Ndërsa vlerësoi faktin se Vettingu është një gur themeli për vijimin e reformës në drejtësi, Bushka pohoi se nëse ndërpritet mandati i KPK-së dhe të Komisionerit Publik, do të mbeten stok 300 dosje, të cilët më pas do i kalojnë SPAK.

Bushka: “Në vitin 2016, 140 deputete të të gjitha forcave politike votuan njëzëri ndryshimet kushteteuse qe i hapën rrugën një reforme rrenjësore në sistemin e drejtësis9 duke anspiruar drejtësi të pavarur të panashme dhe efektive për të gjithe. Drejtesi që i vë përpara zyrtarët që abuzojnë me pushtetin, drejtësi që godet ashpër krimin dhe krimin e organizuar. Drejtësi tek e cila populli beson.

Kjo reformë u bë gur i themelit për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe prosperitetin e vendit tonë si motorri më i fuqishëm që e con Shqiperine drejt Bashkimit Europian. Jane ngrejtur dhe ushtrojne funksionin e tyre te gjitha organet e reja te Qeverise te Sistemit te Drejtesise.

Ndër të tjera Bushka tha se zgjatja e vettingut nuk është një çështje që i takon vetëm mazhorancës, por është një çështje që i shërben interesit të popullit të përgithshëm shiptarë dhe të ardhmes europiane të vendit.