Shiste drogë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 29 vjeçari në Shkodër

Një 29 vjeçar që shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të Shkodrës, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Tempulli”. Në pranga ka rënë F.M i cili lëvizte me makinë në zona të ndrysh...

Një 29 vjeçar që shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të Shkodrës, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Në pranga ka rënë F.M i cili lëvizte me makinë në zona të ndryshme të Shkodrës për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur disa doza kanabisi në qese farmaceutike gati për t’u shitur

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.