Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, Lëvizja “Evropa tani” fitoi më shumë vota

Në Mal të Zi sot u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe sipas rezultateve paraprake më së shumti vota fitoi Lëvizja “Evropa tani”. Kjo lëvizje fitoi 25.6 për qind të votave ndërsa koalicioni...
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, Lëvizja “Evropa tani” fitoi më shumë vota
Foto: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Mal të Zi, Lëvizja “Evropa tani” fitoi më shumë vota

Në Mal të Zi sot u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe sipas rezultateve paraprake më së shumti vota fitoi Lëvizja “Evropa tani”.

Kjo lëvizje fitoi 25.6 për qind të votave ndërsa koalicioni “Së Bashku”, i tubuar rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, 23.7 për qind, sipas të dhënave të Qendrës së Monitorimit dhe Kërkimit bazuar në 81.7 për qind të votave të përpunuara.

Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka marrë mbështetjen e 15 për qind të votuesve, koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA 12.3 për qind dhe Partia Boshnjake 6.8 për qind.

Për koalicionin e Partisë Popullore Socialiste dhe Demos votuan 3.3 për qind e votuesve.

Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate do të kenë përfaqësues në Parlament.

Listat e tjera, tani për tani, nuk e kanë kaluar cenzusin. 

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi votuan rreth 305.760 votues ose 56.4 për qind ndërsa të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë.